Sport

Aouar drejt Nottinghamit

Mesfushori Houssem Aouar pritet të jetë përforcimi i madh i Nottingham Forestit në këtë afat kalimtar.

“Foot Mercato” bëri të ditur të hënën, se ekipi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League.

Te Lyoni për ta lënë të lirë Aouarin po kërkojnë rreth 30 milionë euro dhe marrëveshja me Nottinghamin mund të arrihet brenda kësaj jave. 24-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka regjistruar vetëm një paraqitje tek ekipi francez.

Aouar ka edhe një ndeshje të luajtur me Përfaqësuesen e Francës.