Sport

Antonio mbetet te West Hami

Michail Antonio do të mbetet pjesë e West Hamit. Antonio ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin londinez.

Me kontratën e re, sulmuesi 31-vjeçar do të mbetet pjesë e West Hamit deri në vitin 2024.

Antonio këtë sezon ka shkëlqyer te West Hami, ku në 19 ndeshje në Premier League ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime.

Antonio është pjesë e West Hamit që nga viti 2015, kur u transferua nga Nottingami për 10 milionë euro.