Sport

Alexander - Arnoldi i gatshëm për Watfordin

Trent Alexander - Arnold do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në Premier League ndaj Watfordit.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Liverpool, Juergen Klopp, në konferencën para ndeshjes.

“Arnold ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe duket në gjendje të mirë fizike”, deklaroi Klopp, raporton BBC.

Mbrojtësi i krahut të djathtë shkaku i lëndimit në kofshë mungoi në ndeshjen ndaj Nottingam Forestit në Kupë dhe dy takimet miqësore të Përfaqësueses së Anglisë.