Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, pritet të mungojë të paktën dy javë për shkak të zgjatjes së muskulit, ka thënë trajneri Jurgen Klopp të premten.
Ky lëndim i mbrojtësit të krahut të djathtë bëri që ai të mos jetë pjesë e Anglisë për dy miqësoret e këtij muaji, ndërsa ka dyshime nëse ai do të jetë i gatshëm për vizitën e Liverpoolit te Manchester City, ndeshje kjo që zhvillohet më 10 prill.
City prinë në tabelën e Premier Leagues me një pikë më shumë.
“Nuk njoh ndonjë lojtar në botë që luan si Trent, kështu që do të jetë e vështirë ta gjejmë një zëvendësues”, ka thënë Klopp para ndeshjes çerekfinale të dielën në Kupën FA. Liverpooli luan në udhëtim te Nottingham Foresti.
James Milner dhe Conor Bradley janë zëvendësues të mundshëm, siç është edhe Joe Gomez.
Liverpooli e pret më 2 prill Ëatfordin, më pas viziton Benfican në Ligën e Kampionëve në çerekfinale, katër ditë më vonë. Pastaj e luan lojën në “Etihad Stadium”.
23-vjeçari Alexander-Arnold prinë në Premier League me 11 asistime.