Sport

“Aktrim i keq”, pesë lojtarë dënohen për kurdisje

Komisioni i Etikës i Federatës së Futbollit të Letonisë ka dënuar pesë lojtarë për shkak të kurdisjes së një ndeshjeje.

Bëhet fjalë për ndeshjen e kategorisë së dytë të Letonisë mes Dinamos së Rigës dhe skuadrës Tukums. Mysafirët kanë fituar 4:3, ndonëse pas pjesës së parë ishin duke pësuar 3:0.

Incizimet e dy golave të fundit tregojnë se si lojtarët e Dinamos me qëllim kanë lejuar dy golat e fundit.

Tre lojtarë janë suspenduar për një vit, ndërsa dy të tjetër për tri vjet. Dinamo është larguar nga garat, shkruan “index.hr”.