Akil Gjakova po paraqitet mirë në garën Grand Prix të xhudos që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.
Në xhiron e parë Akili ishte i lirë, ndërsa në të dytën e mposhti rumunin Alexandru Raicu. Ndaj tij tani ka katër fitore. Ndaj tij fitoi me uazari në kohën shtesë.
Në raundin e tretë, Akili po ashtu kishte luftë jo të lehtë. E kaloi mongolin Usukhjargal Altaibaatar me uazari në kohën shtesë.
Altaibaatar është në fillim të karrierës si senior, por si të gjithë xhudistët nga Mongolia, shfaqi nivel të lartë.
Në çerekfinale, Akili përballet me Makhmadbek Makhmadbekov, që paraqitet si i pavarur. Ai është nga Rusia.