Akil Gjakova ka kaluar kundërshtarin e parë në Grand Slamin e Parisit në xhudo.
Akili në raundin e parë të kategorisë deri 73 kilogramë e kishte përballë xhudistin e Algjerisë, Messaoud Redouane Dris. Ndaj tij fitoi pas afro gjashtë minutave luftë me aksion për “Waza-ari”.
Akili është prej favoritëve në kategorinë deri 73 kilogramë. Për të është gara e parë që nga Lojërat Olimpike. Grand Slami i Parisit vlerësohet gara më e famshme e xhudos. Që në bllokun e paradites mijëra shikues janë në palestrën gjigante.