Akil Gjakova sot ka shkruar historinë e xhudos kosovare, duke u bërë i pari pas 27 vitesh që i sjellë medalje botërore Kosovës te meshkujt.
Ai u kurorëzua me medalje të argjendtë në Grand Prix të Tunizisë, duke iu bashkuar kështu suksesit të Nora Gjakovës e Distria Krasniqit që dje rrëmbyen medaljen e artë, respektivisht të argjendtë, raporton Koha.net.
Gjakova i është gëzuar shumë medaljes së tij të parë në një Grand Prix, ndërsa thotë se ky sukses i tij është arritur fal punës së trajnerit të tij Driton Kuka.
“I argjendtë në Grand Prix të Tunizisë. Medalja e parë në karrierën time në një Grand Prix, 490 pikë të reja në ranglistën botërore dhe një fillim i mbarë për vitin 2018. Çdo sukses fal trajnerit Driton Kuka”, ka shkruar ai në Facebook.