Sport

Akil Gjakova sportisti më i mirë i vitit

Xhudisti Akil Gjakova është shpallur sportisti më i mirë i vitit nga Grupi KOHA, në ceremoninë të mbajtur sonte.

“Falënderoj grupin Koha dhe në veçanti trajnerin tonë, kryetarin Agron Kuka dhe gjithë shoqërinë time. Shpresoj t’i plotësoj dy rezultatet kulminante atë të botërorit dhe olimpike”, tha Gjakova.

Gjakova këtë vit kishte fituar të artën evropiane, ndërsa përfundoi edhe në vend të shtatë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Juria profesionale vendosi që Gjakova të zgjidhet më i miri i vitit.