Sport

Akil Gjakova përballet me xhudistin rus për të artën në Hagë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Prix e Hagës, dhe është në garë për ta fituar të artën.

Në gjysmëfinale ai e mposhti xhudistin gjerman Anthony Zingg, transmeton Koha.net.

Në finale ai do të përballet me rusin Musa Mogushkov.

Trajneri i tij Driton Kuka ka postuar një video ku shihet fitorja e Gjakovës ndaj holandezit Roy Schipper, të cilin ai e fiton me një ippon të jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se dje në këtë garë Distria Krasniqi e rrëmbeu medaljen e bronztë.