Xhudisti kosovar, Akil Gjaka ka uruar dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video nga suksesi e tij në Grand Slamin e Parisit.
Gjakova mori medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, duke u bërë xhudisti i parë në kategorinë e meshkujve që e arrinë këtë sukses, transmeton Koha.net
Ai thotë se është shumë krenar që ka ngritur flamurin e Kosovës në Paris në prag të dhjetë vjetorit të Pavarësisë, ndërsa shton se kjo është dhuratë për shtetin.
“Urime ditëlindja Kosovë. Krenar që arrita ta ngrit flamurin e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Në video momentet më të bukura të fitores sime në Grand Slamin e Parisit, dhuratë për shtetin tim, Kosovën”, ka shkruar Gjakova në Facebook.