Sport

Akil Gjakova kalon edhe pengesën e dytë në Grand Prix të Austrisë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka kaluar edhe raundin e dytë në garën Grand Prix që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në raundin e dytë, Gjakova e mposhti me ippon xhudistin nga Austria, Herbert Wicker në kategorinë deri 73 kilogramë. Për Gjakovën, kjo është fitorja e dytë në po aq luftëra, pasi në raundin e parë, triumfoi me ippon kundër Darkhan Koibagar.

Ndërkohë, Loriana Kuka pa telashe ka kaluar në raundin e dytë të kategorisë deri në 70 kilogramë, pasi në raundin e parë me ippon me mposhti polaken Aleksandra Kowalewksa.

Në raundin e dytë, Kuka do të përballet me sllovenen Anka Pogaçnik. Ndërkohë, sot do të garojë edhe Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në raundin e dytë, Fazliu do të përballet me japonezen Momo Tatsukawa.