Sport

Akil Gjakova i pafat, lëndimi e la pa medalje në Kinë

Xhudisti Akil Gjakova ka qenë i pafat në turneun “World Judo Masters” në Kinë. Edhe pse pati një paraqitje të shkëlqyeshme, duke arritur deri në gjysmëfinale dhe ishte në garë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit, xhudisti kosovar pësoi një lëndim në bërryl, i cili ia pamundësojë të vazhdojë garat.

Një lajm të tillë e bëri të ditur trajneri Driton Kuka. “Akil Gjakova sot ishte në rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij! Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon gjermanin Zing, rusin Mogushkov, mandej kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysmëfinale me kampionin botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të japonezit pësoj një lëndim në bërrylin e tij dhe u desh të ndërpritej meçi! Fat i keq për Akilin,shpresoj që lëndimi do t’i kaloj shpejt! Akili s’do mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov! Luftërat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë. Fitoret e tij ishin atraktive dhe jam i sigurt që ai sot mos të ndalej nga lëndimi do të stolisej me të artën. Sidoqoftë Akili me këtë plasman do marr 648 pikë olimpike!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

{gallery}