Akil Gjakova ka shkruar historinë në xhudon kosovare, duke u bërë i pari nga meshkujt që rrëmben medalje në Botëror.
Ai rrëmbeu medaljen e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë, raporton Koha.net.
Gjakova në finale u mposht nga xhudisti prej Kazakistanit, Zhansay Smagulov, i cili me ippon fitoi ndaj xhudistit kosovar në kategorinë 73 kilogramë.
Driton Kuka në një postim në Facebook kishte shkruar se Kosova nuk ka medalje që nga viti 1991, kur Kuka kishte fituar medalje të bronztë në Kupën e Botës, dhe 27 vjet pritje deri kur Kosova fiton medalje për meshkuj në Botëror.