Sport

Akil Gjakova humb në gjysmëfinale, Kushtrim Gashi që në luftën e parë

Akil Gjakova ka humbur luftën në gjysmëfinale kundër xhudistit nga Uzbekistani Mirzokhid Farmonov, në kuadër të Antalya Grand Prix.

Gjakova do ta zhvillojë edhe një luftë për vendin e tretë, ku e pret azerbajxhanasi Hidayat Heydarov.

Në luftën e parë xhudisti nga Peja e mposhti rumunin Alexandru Raicu, për të shkuar në dyluftim me turkun Dilgam Aliyev.

Në luftën e tretë Gjakova e mposhti edhe xhudistin nga Uzbekistani Giyesjon Boboev, për t’u ndalur në gjysmëfinale.

Ndërkaq Kushtrim Gashi ka humbur që në luftën e parë ndaj xhudistit nga Taxhikistani Khaiyomiddin Zhabborov.