Sport

Akil Gjakova humb luftën për medalje të bronztë

Xhudisti Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Grand Prix të Hagës, përkundër që ishte shumë pranë ta fitojë atë.

Në garë për medaljen e bronztë ai u mposht nga gjermani, Anthony Zingg, në një ndeshje shumë interesante në Hagë, transmeton Koha.net.

Ai humbi duelin në “Golden Score”, pasi për një moment gjermani arriti ta rrëzojë Gjakovën, për të rrëmbyer të bronztën.

Deri më tani Kosova ka fituar dy medalje të arta në këtë garë, me xhudistet Nora Gjakova e Distria Krasniqi.