Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Poloni.
Ai është mposhtur nga suedezi Tommy Macias në raundin e tretë të kategorisë deri në 73 kilogramë, transmeton Koha.net.
Sot është eliminuar edhe Loriana Kuka, kurse dje Majlinda Kelmendi mori të Artën, dhe Nora Gjakova mori të Bronztën.