15:31 - Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjekë rrugën e motrës së tij, Nora Gjakovës, e cila fitoi medaljen e artë dhe Distria Krasniqit, që fitoi të argjendtën, në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.
Akili u mposht në repechage nga armeni, Arsen Ghazaryan, në kategorinë -57 kilogramë. Gjakova përfundoi në mesin e tetë garuesve më të mirë në këtë kampionat, nga 41 sosh.
Kujtojmë që nesër garon Loriana Kuka, në kategorinë -78 kilogramë
Gjakova humb garën për medaljen e artë, shpresë për të bronztën
12:55 - Akil Gjakova ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për të shuar mundësinë që të fitojë medaljen e artë, por xhudisti nga Kosova ka rast që të fitojë të bronztën përmes dueleve repechage.
Gjakova pësoi me ippon nga azerbajxhanasi Hydayat Hydarov.
Gjakova fiton duelin e parë në Evropian
Akil Gjakova ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.
Xhudisti i Kosovës mposhti me Ippon, Cedric Bessin e Monakos, kategoria -73 kilogramë.
Në 1/8 e finales, Akili takohet me fituesin e çiftit: Marcel Cerca (Rumani) – Uali Kurzhev (Rusi).