Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar në Abu Dhabi.
Gjakova, që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, mposhti Mirzojamil Ramazonov nga Taxhikistani, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë.
Gjermani Wandtke është kundërshtari i ardhshëm i Gjakovës.
Në ditën e parë të këtij turneu, Kosova fitoi tri medalje, një të artë dhe dy të argjendta.