Sport

Akil Gjakova: Ditë e shkëlqyeshme

Xhudisti Akil Gjakova sot ka shënuar historinë e sportit kosovar, duke u bërë xhudisti i parë mashkull që arrin medaljen e artë në një Grand Prix.

Në Çmimin e Madh të Zagrebit, Gjakova rrëmbeu të artën duke i mposhtur dy medalistët olimpikë, nga Azerbajxhani e Italia, transmeton Koha.net.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se kjo është një ditë e shkëlqyeshme, ndërsa ka falënderuar edhe trajnerin e tij, Driton Kukën.

“Medalja e parë e artë në Grand Prix, pikët e para drejt Lojërave Olimpike dhe fitore kundër medalistëve olimpikë e botërorë. Ditë e shkëlqyeshme. Faleminderit trajnerit më të mriz, Driton Kuka”, ka shkruar Gjakova.