Sport

89-shi barazon me Feronikelin

Ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, e luajtur të mërkurën është mbyllur pa gola.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në futboll dhe u luajt në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Me këtë barazim, Trepça ’89 mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë të mbledhura, katër më shumë se Feronikeli që zë vendin e gjashtë.

Për Feronikelin, ky është barazimi i dytë në stinorin pranveror, në të cilin ka regjistruar edhe tri humbje e një fitore.