Sport

Voca mbron vendimin që e solli te Kosova

Idriz Voca është djali i një shqiptari nga Kosova dhe i një boshnjakeje. Ndonëse është rritur në “frymë” boshnjake, dhe gjatë ka folur vetëm gjuhën boshnjake, ai ndihet më shumë i lidhur me Kosovën.

Kështu ka shkruar të dielën gazeta zvicerane “zentralplus”, në një shkrim të gjatë për mesfushorin e ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot “Koha Ditore”.

Voca 20-vjeçar, në fund të marsit debutoi në përfaqësuesen A të Kosovës në futboll. Ai luajti në miqësoret ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Më herët ka luajtur për U-21 të Kosovës, mori ftesë nga të rinjtë e Zvicrës dhe ishte i grumbulluar edhe te Shqipëria U-21.

“Gjatë pushimeve shpesh kemi vizituar anëtarët e familjes. Gjithnjë jam ndier në shtëpi në Kosovë”, ka thënë Voca. Ai nuk kishte mëdyshje se për cilën përfaqësuese do të luante.

“Vendimi ishte çështje e zemrës për mua”, ka thënë Voca... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)