Sport

Pjesa e parë nuk mjafton, Kosova mposhtet 2:0 nga Hungaria

Hungari - Kosovë

Ndonëse ka luajtur një pjesë të parë të mirë, Kosova nuk ia doli t’i rezistojë Hungarisë deri në fund.
Të martën mbrëma më “Pushkash Arena” në Budapest, Kosova humbi  2:0 nga Hungaria. 

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, në të cilën hungarezët e papërshtatshëm i shënuan dy gola.

Për 1:0 shënoi ylli hungarez Dominik Szoboszlai në minutën e 58-të. Golin e dytë e realizoi Zsolt Nagy në minutën e 86-të.

Në pjesën e dytë Kosova kishte paraqitje të zbehtë dhe humbja ishte e pashmangshme. 

Ndryshe “Dardanët” janë paraqitur në pjesën e parë. Kishin raste më të mira se vendasit, por që nuk i realizuan. 

Edon Zhegrova e Vedat Muriqi kishin rastet më të mira, por që nuk i konkretizuan. Goditja e Zhegrovës u devijua, ndërsa Muriqi gjuajti zbehtë.


Hungaria shënon edhe golin e dytë

Hungaria po udhëheq 2:0 ndaj Kosovës.  Në minutën e 86-të realizoi Zsolt Nagy.


Hungaria në epërsi ndaj Kosovës

Hungaria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kosovës. 

Dominik Szoboslazi shënoi në minutën e 58-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Kosovës. Topi u devijua nga Amir Rrahmani rrugës për në portë.

Goli:


Kosova më e rrezikshme në pjesën e parë

Kosova ka shfaqur më shumë në pjesën e parë të ndeshjes  me Hungarinë. Megjithatë gola nuk janë shënuar.


Rast tjetër për Kosovën

Kosova po vazhdon me lojë të mirë ndaj Hungarisë. Bë minutën e 22-të Vedat Muriqi gjuajti zbehtë pas një aksioni të bukur.

Rezultati mbetet 0:0.


Zhegrova me rast të mirë

Edon Zhegrova ka rrezikuar së pari për Kosovën në ndeshjen ndaj Hungarisë. Ai depërtoi bukur në minutën e nëntë, por goditja e tij u devijua. 

Ndeshja në Budapest po luhet në stadium të stërmbushur. Rezultati mbetet 0:0.

Rasti i Zhegrovës:


Ka nisur ndeshja miqësore mes Hungarisë dhe Kosovës.

Ndeshja po luhet në Budapest, ndërsa një numër i madh i tifozëve janë të pranishëm në stadiumin “Puskas Arena”.

Kosova kërkon të vazhdojë me fitore, pas asaj të arritur në Jerevan ndaj Armenisë (1:0). 


Formacioni zyrtar i Kosovës

Është publikuar formacioni startues i Përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen miqësore kundër Hungarisë që e luan sonte nga ora 19:00. 

Arijanet Muriq do të jetë në portë, ndërsa në katërshen e mbrojtjes do të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Donat Rrudhani. 

Në mesfushë janë Blendi Idrizi, Valon Berisha, Florent Muslija, derisa treshja ofensive përbëhet nga Edon Zhegrova, Milot Rashica e Vedat Muriqi. 

Formacioni - Muriq: Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Rrudhani: Idrizi, V.Berisha, Muslija: Zhegrova, Muriqi, Rashica

Kosova nën debutimin e Franco Fodas e fitoi ndeshjen e parë miqësore. Mposhti Armeninë 1:0 në Jerevan.