Pas Musab Malës, KB Trepça të hënën ka prezantuar edhe një përforcim të radhës.
Bëhet fjalë për amerikanin Jamel Artis, i cili luan në pozitat 3 dhe 4. Amerikani 29-vjeçari ka një karrierë të pasur, ndërsa së fundmi ka luajtur në Afrikën e Jugut.
Ai përgjatë sezonit 2017/18 ka qenë edhe pjesë e skuadrës nga NBA, Orlando Magic, ndërsa ka luajtur edhe në Francë, Lituani, Japoni e Greqi.