Sport

Kastrati nënshkruan sot me Fehervarin

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati do ta vazhdojë karrierën në Hungari. Sulmuesi i krahut, do t’i bashkohet skuadrës së Fehervarit, kanë bërë të ditur burime të KOHËS.

Kastrati tashmë ka arritur marrëveshje me Fehervarin dhe do të prezantohet gjatë ditës së sotme. Ai me Fehervarin do të firmos kontratë trevjeçare.

23-vjeçari tek ekipi elitar i Hungarisë do të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Legian e Varshavës që e kishte deri në vitin 2025.

Kastrati vitin e shkuar iu bashkua Legias nga Dinamo e Zagrebit, por nuk u tregua i suksesshëm në aventurën e tij në Poloni. Këtë edicion, ai është paraqitur vetëm 13-të minuta në kampionatin e Polonisë.

Ai karrierë ka bërë edhe te Lokomotiva e Zagrebit. Pas tri ndeshjeve të luajtura këtë edicion në kampionatin hungarez, Fehervari ka një fitore karshi dy humbjeve dhe zë vendin e nëntë në tabelë me tri pikë të tubuara.