Sulmuesi nga Kongo, Archange Bintsouka është përforcimi më i ri i skuadrës së Drenicës.
19-vjeçari është prezantuar të premten tek ekipi nga Skenderaj. Në njoftimin e Drenicës, thuhet se Bintsouka është huazuar për një vit nga Partizani i Tiranës.
“Klubi Futbollistik 'Drenica' me kenaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin, Archange Dieudonne Bintsouka Koxy, i cili është transferuar në FC Drenica nga klubi mik, FK Partizani (Tiranë) në formë huazimi për 1 vit”, thuhet në njoftimin e Drenicës