Qendra Brian Fitzpatrick është përforcimi i dytë i huaj te KB Bashkimi për sezonin e ri.
Klubi nga Prizreni, të mërkurën ka zyrtarizuar 32-vjeçarin, i cili ka firmosur kontratë me Bashkimin për edicionin 2022/23.
Fitzpatrick (202 cm) ka një përvojë të madhe, pasi ka bërë karrierë në SHBA, Ukrainë, Suedi, Japoni, Islandë, Greqi, Danimarkë, Çeki e Argjentinë.
Së fundmi, ai ka luajtur në Uruguai, te skuadra Olimpia kur në 11 paraqitje ka pasur një mesatare prej 9.5 pikëve e 5.9 kërcimeve për ndeshje.
“KB Bashkimi transferon qendrën amerikano-irlandeze Brian Fitzpatrick! Brian vie ne Prizren pas një karriere të bujshme ne liga te ndryshme botërore”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.
Fitzpatrick, gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i Irlandës.