Sport

Trepça prezanton transferin e parë të huaj

Klubi basketbollistik Trepça e ka marrë seriozisht sezonin e ri garues, pasi ka nisur me përforcime qysh në muajin qershor. Klubi mitrovicas të shtunën njoftoi edhe për transferin e parë të huaj për edicionin e ri.

Qendra 206-centimetërshe Jahsim Floyd ka nënshkruar me Trepçën për sezonin 2022/23.

Në sezonin e rregullt 2021/22, Floyd ka luajtur me ekipin e St. Thomas në ligën NAIA në SHBA me një mesatare prej nëntë pikëve, katër kërcimeve, dy asistimeve e një bllokade.

Përveç Floydit, Trepça i ka zyrtarizuar edhe dy transferime të mëdha. Erjon Kastratin e Mikaile Tmusiqin nga kampioni Golden Eagle Ylli.