Ylli Raçi i vitit 2006 dhe Orges Demaj i vitit 2007, janë vlerësuar pozitivisht në provat e para që i kanë pasur te skuadra gjigante turke, Galatasaray.
Bashkë me futbollistët e talentuar që vijnë nga shkolla “Beslidhja“ në Prishtinë, kanë qenë menaxherët Driton Bajrami dhe Adem Neziri.
“Sot të dy lojtarët i patën provat, u vlerësuan pozitivisht dhe presim që pas dy muajsh, të njëjtit do të thirren sërish“, ka thënë Bajrami të martën për KOHËN.
Raçi luan në pozitën e mesfushorit, kurse Demaj luan në pozitën e sulmuesit të krahut.