Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka luajtur si zëvendësues vetëm dy minuta për skuadrën e Fenerbahçes.
Fenerbahçe të enjten mbrëama u mposht në shtëpi nga Slavia e Pragës me rezultatin 3:2, në ndeshjen e parë të fazës nokaut në Ligën e Konferencës.
Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të.
Traore 45’, Dorley 62’ dhe Lingr 64’ ishin shënuesit e skuadrës vizitore. Për skuadrën turke realizuan Pelkas 58’ dhe Kadioglu 83’.