Taulant Xhaka po e luan ndeshjen e 300-të në Superligën e Zvicrës në futboll.
Mesfushori luftarak kishte debutuar për Baselin më 27 shkurt të vitit 2011 në fitoren 1:0 ndaj Luzernit.
Dhe po e luan ndeshjen 300-të në elitën helvetike po me Baselin. 38 ndeshje i ka me Grasshopperin, të tjerat me Baselin.
Ai është i 15-ti në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në Superligën e Zvicrës që nga viti 2003.