Sport

30-vjeçari që sulmoi Sharpin dënohet me 24 javë burgim

Robert Biggs nga Ilkeston, Derbyshire, është dënuar për 24 javë pasi e qëlloi kapitenin e Sheffield Unitedit, Billy Sharp, të martën në plejofin e “Championshipit” kundër Nottingham Forestit, në stadiumin “City Ground”.

Tifozi që kishte biletë vjetore, Biggs, shkaktoi dëmtime në trupin e Sharpit, të cilit i janë dashur katër qepje në buzë.

Ai është burgosur të enjten, ndërsa e ka pranuar sulmin që e kishte bërë ditë më parë. Biggs është detyruar t’i paguajë edhe dëmshpërblim prej 713 funteve.