Sport

Zyrtare: Limani rikthehet te Drita

FC Drita vazhdon të përforcohet me lojtarë cilësorë.

Ard Limani zyrtarisht sot ka firmosur për klubin gjilanas. Limani, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Feronikelit, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Dritën, skuadër në të cilën është rritur Limani, transmeton kp.

Ky është postimi i Limanit:

Zyrtarisht pjesë e Dritës!

Pas 18 muajsh të kaluara në klubin e Feronikelit, sot zyrtarisht i bashkohem Dritës, klubit ku jam rritur e formuar!

Shpresoj shumë që ky vit të jetë vërtetë i ndritshëm për ne, duke e ditur që pas nesh kemi ushtrinë më të fortë në Kosovë - INTELEKTUALËT!

Falemnderit klubit të Feronikelit, kryesisë, stafit, bashkëlojtarëve, tifozëve 'Tigrat e zi' dhe gjithë atyre me të cilët kam punuar! Me të vërtetë Feronikeli është klub 'model' ,është shtëpia ime e dytë! I uroj suksese në vazhdim!