Sport

Valon Zumberi, edhe dy vjet te Hamburgu

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, Valon Zumberi, e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Hamburgut edhe dy vjet tjera.

Zumberi do të jetë pjesë e skuadrës së Hamburgut deri në vitin 2023.

Lajmin për vazhdimin e kontratës me klubin gjerman, e ka bërë të ditur vetë futbollisti në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Dy vjet tjera në Hamburg. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur, keni pasur besim në mua dhe më keni shoqëruar gjatë rrugëtimit. Jam shumë i lumtur që do t’i kalojë edhe dy vjet tjera në qytetin tim, në klubin që jam rritur dhe vëmendja është tek e ardhmja”, ka thënë futbollisti i shpresave të Kosovës.