Chelsea është duke planifikuar të transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma që mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij.
Portieri italian është në vitin e fundit të kontratës me ekipin italian dhe ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Donnarumma thuhet se po kërkon pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh në vit, gjë që po shihet e papërballueshme te Milanit.
Chelsea thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë portierit 22-vjeçar pagë prej 10.5 milionë euro në sezon për ta bindur të transferohet në Ishull.
Interesim për Donnarumman ka shprehur edhe PSG-ja.