Sport

Arian Kastrati debutoi në fitoren e Fortuna Sittardit në Eredivisie

Sulmuesi kosovar, 19-vjeçari Arian Kastrati, ka debutuar në fitoren e skuadrës së tij Fortuna Sittard të dielën gjatë ditës.

Fortuna Sittardi fitoi në udhëtim te skuadra e Heerenveenit me rezultatin 3:1, ndërsa Kastrati u inkuadrua në minutën e 90-të.

Për skuadrën e Heerenveenit luajti edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq. Dresheviqi hyri në lojë si zëvendësues te vendësit në minutën e 60-të.

Kastrati është shprehur i lumtur me debutimin e tij në elitën e futbollit holandez. Ai për “KOHËN” tha të dielën se nuk e ka pritur një debutim kaq të hershëm.

“Puna shumë e madhe e imja në kohët e fundit më është shpërblyer me debutim më të hershëm se sa që kam pritur. Jam ndjerë shumë mirë, ishte një moment fantastik”, ka thënë Kastrati.

“Trajneri më tregoi për detyrat e mia. Më tha se duhet të jem i fokusuar në maksimum dhe unë e bëra një gjë të tillë”, përfundoi 19-vjeçari, që shpreson të vazhdojë edhe më tutje me paraqitje në fushë për ekipin e parë.