Enis Fetahu, Besart Berisha e Samir Ujkani kanë zhvilluar karrierë në shtete të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Fetahu karrierën më të gjatë në futboll e ka zhvilluar në Kosovë, kurse Berisha e Ujkani në disa shtete të ndryshme evropiane. Por të tre kanë tri të përbashkëta - kanë lindur në Kosovë, i kanë gratë nga e njëjta familje dhe kanë djersitur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
I pari prej baxhanakëve që ka bartur fanellën e Kosovës ka qenë Enis Fetahu. Është edhe më i madhi. Por, Fetahu, ndryshe nga Berisha e Ujkani, për Kosovën ka luajtur në kohën e izolimit, kurse Berisha e Ujkani në garat kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018".
I dyti që nisi të djersijë fanellën e Kosovës është "baxha" i vogël, Samir Ujkani, që bart edhe shiritin e kapitenit te Kosova, kurse "baxha" i mesëm, Besart Berisha, ndeshjen e parë me përfaqësuesen e luajti kundër Islandës, më 24 maj.
Para kësaj ndeshjeje, të cilën Kosova e humbi 2:1, në përgatitje, futbollistët e Përfaqësueses as Berishën e as Ujkanin nuk i thërrisnin në emër, por "baxho". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.