Sport

13 lojtarë të pranishëm në stërvitjen e parë të Kosovës me Giressen

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën ka mbajtur stërvitjen e parë për miqësoret e këtij muaji. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, të pranishëm ishin 13-të futbollistë nën urdhrat e përzgjedhësit të ri, francezit Alain Giresse.

Edhe pse stërvitja e parë e Kosovës ishte paralajmëruar për të martën, Giresse në konferencën për shtyp që e mbajti gjatë ditës, njoftoi për këtë ndryshim të planit.

{gallery}

Ai po ashtu, shtoi se po shikon mundësinë e zëvendësimit të Emir Sahitit, i cili është lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të jetë pjesë e “Dardanëve” për duelet e këtij muaji.

Kosova, më 24 mars luan ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa pesë ditë më vonë, do të përballet me Zvicrën në Zuerich.

Giresse ka shtuar se këto dy miqësore do t’i shërbejnë atij për ta parë nga afër ekipin dhe për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në muajin qershor.