Sport

Ferizaj përforcohet me Mentor Mazrekajn

KF Ferizaj ka konfirmuar transferimin e Mentor Mazrekajt, transmeton Koha.net.

“Top futbollisti kosovar, Mentor Mazrekaj është transferi i ri i klubit tonë. Mazrekaj është i njohur për futbolldashësit pasi që ka luajtur për disa skuadra vendore, dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, e më parë ka qenë edhe pjesë e Partizanit të Tiranës”, thuhet në konfirmimin e Ferizajt.

Ferizaj më tutje shton se, “me ardhjen e tij tani jemi të kompletuar, dhe të bashkuar vazhdojmë drejt objektivave të klubit”.