Sulmuesi kosovar 18 vjeçar, Max Edmond Rugova do të luajë nga ky sezon në Gjermani.
Ai ka nënshkruar me ekipin U19 të Nurnbergut ndërsa ende nuk dihen detajet e marrëveshjes.
Rugova është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe është pjesë e akademisë amerikane të futbollit “Sporting Kansas City Academy”, transmeton koha.net.
Kalimin e tij në Budesligë, Max Rugova, që është i biri i fubollistit të njohur Edmond Rugova, e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ka shkruar:
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar për FC Nurnberg! Mezi pres për të nisur sezoni i ri. Falëminderit familjes, skuadrës, stafit dhe agjentëve, (@kevinweinress dhe Axel Dierolf) për tërë këtë ndihmë. I lumtur për atë që do të vije”.