Sport

Valon Bytyqi kthehet te Liria

Pas shumë largimeve, klubi futbollistik Liria ka transferuar mbrojtësin, Valon Bytyqi.

Mbrojtësi anësor Valon Bytyqi, ishte protagonisti kryesor në golat e skuadrës së Ballkanit në sezonin e kaluar, mirëpo rrugëtimin në Superligë do ta nisë me një klub tjetër.

Lajmin për kalimin e Bytyqit tek Liria e ka dhënë klubin nga Prizreni me një postim në rrjetin social, Facebook.

“Valon rikthehet në shtëpinë e madhe”, shkruhet në postim, ku shihet lojtari me fanellën e ekipit të ri.