Në një sipërfaqe të fortë janë mbledhur ekipet kundërshtare. Reketi, rrjeta e topi i rrumbullaktët janë mjetet kryesore që e plotësojnë këtë fushë.
Nga 6 vjeç e lartë, afrohen lojtarët për të thënë një fjalë për tenisin.
Shumë prej tyre nga garat kombëtare synojnë që të prekin majat e të bëhen sikurse idhujt e tyre.
Ndërsa personi që ju ndihmon në perfeksionimin e pasionit të tyre është trajneri Astrit Xërxa, i cili qëndron në një anë të fushës duke dhënë instruksione.
Nga dashuria për këtë sport, Xërxa thotë se themeloi edhe klubin e tenisit “Gjakova”.
Pjesë e klubit janë fëmijët e grup moshave të ndryshme, të cilët ushtrojnë 3 herë në javë.
E tenistët e vegjël, ka disa vite që marrin pjesë në gara të ndryshme në nivel vendi.
Sipas Astritit, ky sport ka mjaftë perspektivë në Kosovë, mirëpo për zhvillimin e këtij aktiviteti duhen plotësuar edhe shumë kushte tjera.
Pavarësisht pengesave, ashtu sikurse tenistët e kësaj fushe edhe trajneri shpreson në një të ardhme të ndritur për ta.