Ismet Ferati, profesor i edukatës fizike e njëkohësisht edhe trajner basketbolli një pjesë të konsiderueshme të javës e kalon në parkun e Gërmisë për ecje dhe vrap.
Ai e përshkruan një ditë të zakonshme të tij dinamike të mbushur me plot aktivitete përfshirë edhe sportin.
Trajneri aktivitetin fizik në Gërmi e bënë rreth katër herë në javë.
Përveç Gërmisë, Ferati shpesh del edhe në Parkun e Qytetit e në Taukbashqe, megjithatë destinacaioni i tij i preferuar mbetet parku më i madh i kryeqytetit.
Sipas profesorit, hapësirat dhe shtigjet për vrap nuk janë të mjaftueshme në kryeqytet, megjithëse në vend të ankesës duhet të shfrytëzuar ato më shumë.
Për të malet e Gërmisë janë mushkëritë e Prishtinës e vizitat e shpeshta i ndihmojnë trupit të jetë më në formë.
Largimi i stresit, një trup më vital e mushkëri të mbushura me ajër të pastër, janë këto vetëm disa nga të mirat që na vijnë nga ecja e nga vrapi në natyrë, e sidomos edhe gjatë kohës së dimrit.
Në aspektin e një profesori, Ferati këshillon të gjithë ata që kanë mundësi të dalin të paktën dy herë në javë të merren qoftë me sport apo me të tjera aktivitete që e aktivizojnë trupin.
Në shëtitjet e tij shoqërues bëhen miqtë dhe familjarët të cilët gjejnë kohë e dalin për të marrë ajrin e pastër.
E ndonëse është kohë e ftohtë dimri, Ferati thotë se kjo nuk duhet të cilësohet si pengesë për të bërë ecje apo vrap, përkundrazi është një veprim që ndihmon organizmin për qarkullimin e gjakut.
Pavarësisht kohës e temperaturave, parku i Gërmisë mbetet ndër parqet më të frekuentuara në kryeqytet, kjo edhe falë pishinës dhe restauranteve të cilat i tërheqin vizitorët nga të gjitha vendet.