Vitamina D është ndër vitaminat e vetme që trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetvetiu. Burimi kryesor në prodhimin e vitaminës D janë rrezet e diellit, raporton KOHA.
Kjo vitaminë është e domosdoshme për rregullimin e nivelit te kalciumit dhe fosforit në organizëm, duke luajtur rol kyç në mbajtjen e strukturës normale të eshtrave. Te fëmijët mungesa e vitaminës D mund të çojë në rake. Tek të rriturit, kjo mund të çojë në osteomalacia, e cila shkakton dhimbje kockore dhe butësi te eshtrave.
Endokrinologia, Rina Tafarshiku ka folur për rëndësinë e madhe që ka vitamina D për organizmin.
Ndërkohë, Tafarshiku ka treguar se cilat janë burimet e kësaj vitamine.
Neonatologia-Pediatrja, Jehona Haxhiu tregon se sa është e rëndësishme kjo vitaminë tek foshnjat.
Sipas saj, mungesa e kësaj vitamine tek fëmijët shkakton zbutje të eshtrave.
Ndërsa, tek të rriturit sipas Tafarshikut, shfaqet në mënyra të ndryshme. Thekson se vitamina D mund të fitohet edhe prej ushqimeve të ndryshme e sidomos atyre të detit.
Nga fillimi i muajit prill deri në fund të shtatorit, shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të marrin të gjithë vitaminën D që na nevojitet nga rrezet e diellit. Nuk paraqet asnjë rrezik anësor nëse trupi ynë merr më shumë vitaminë sesa që është e paraparë.