Nuancat e ndezura, por edhe ato të trupit vazhdojnë të jenë më të kërkuarat nga vajzat.
Kjo gjithmonë kur në temperaturat e ngrohta ato bëjnë gati thonjtë e tyre.
Sezoni i verës krahas trendit të manikyrit e pedikyrit sjell edhe risitë e mbjelljes së qerpikëve me gjatësi e volume të ndryshme.
Andaj edhe sallonet që ofrojnë shërbime të tilla çdoherë janë plot.
Pavarësisht që klientet e Leonora Ramës vijnë pothuajse çdo muaj, vapa shton numrin e kërkesave, sidomos kur vendi mbushet me mërgimtarë.
Ngjyra e kuqe kërkohet në çdo stinë, por as dizajnët nuk dalin prej modës, shton Rama.
Megjithatë, thotë se primare ka pastërtinë e thonjve e pastaj mundohet t’u përshtatet kërkesave të klienteve.
Koha që i merr varet nga modeli që zgjedhin. Ndërsa mund të qëndrojnë deri në 5 javë.
Pas shumë vjetësh përvojë pune, Edona Rama-Shkodra thotë se viteve të fundit gratë i kushtojnë më tepër rëndësi dukjes.
Klasik, mix, volum e hibrid janë fijet e qerpikëve që, sipas saj, ua lehtësojnë grimin.
Madje kërkohen më shumë para pushimeve.
Të shumta janë kërkesat edhe nga ato që duan të mësojnë këtë punë.
Pothuajse çdo muaj Rama mban trajnime.
Kujdes i veçantë i kushtohet edhe lëkurës.
Vajzat e reja janë ato që më shumë i ndjekin trendët e fundit.