SOT

Vendi ku gratë po e marrin zanatin e rrobaqepësisë falas

Në çdo bankë janë ulur nga dy. Pranë vetës kanë makinën për qepjen e rrobave e çdoherë punojnë nën mbikëqyrjen e njërës nga 4 instruktoret.

Për to e shumë gra që janë të interesuara të aftësohen në zanatin e qepjes, Shoqata “Bardha” ka pothuajse 20 vjet që i mban dyert e hapura.

E këtë ua mundësoi Razë Sadriju bashkë me vajzën, Bardhën.

Sipas Sadrijut, trajnimet janë me afate kohore të ndryshme, por qëllimi mbetet i njëjtë.

Mirëmbajtja e makinës, llojet e materialeve fokusi në punë e shumë elemente të tjera janë gjërat bazë që u shpjegohen pjesëmarrëseve në javën e parë të trajnimit.

Sadriju thotë se gratë pas trajnimit janë plotësisht të gatshme për punë, por në tregun kosovar mundësitë nuk janë edhe në nivel të duhur.

Megjithatë, ka prej atyre që si qëllim kanë të hapin një biznes vetanak.

Blerta Pronaj rrëfen se gjatë orëve intensive të mësimit, kanë pasur një bashkëpunim të mirëfilltë me instruktoret.

Raza thotë se çdoherë ëndërron të krijojë një ambient të ri e me kushte më të mira, por meqenëse makinat e qepjes i siguron personalisht, kjo është më e vështirë.

Të gjitha gratë pavarësisht moshës, fesë e etnisë këto trajnime i kanë falas.