Gjate periudhës së qëndrimit në izolim për shkak të pandemisë, shumëkush i ka rizbuluar talentet apo edhe ka krijuar një pasion. Por, ka të tillë që pasionin e kultivojnë tutje duke e kthyer në biznes.
Kështu ka bërë edhe Diona Hoxha, e cila po bën bizhuteri për vajza. Krijimet e saj përfshijnë vathë me ngjyra e forma të ndryshme.
Argjila është produkti kryesor i krijimtarisë së Dionës. Procesi i krijimit të vathëve për vajza kalon në disa etapa.
Hoxha thotë se çdoherë mundohet që të përdorë materiale të riciklueshme e shpeshherë për vathë të ri përdor mbetjet e vathëve paraprakë.
Ndonëse me orë të tëra ulet në tavolinë për të punuar, Diona këtë proces e përshkruan si diçka të bukur e shumë relaksuese.
Sipas Hoxhës, pjesën më të madhe të klientëve i ka nga rrjeti social Instagram.
Atyre u dërgon edhe instruksionet e ruajtjes së aksesorëve.
E sigurisht që porosia te klienti mbërrin në paketimin më të lezetshëm nga Diona Hoxha.