Derisa shumë vjet më parë futbolli mendohej si sport i meshkujve, tashmë vajzat në futboll e kanë thyer këtë tabu.
Në stadiumin e skuadrës “Ramiz Sadiku” në Prishtinë të premten është mbajtur turneu i vajzave në futboll, organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ky ishte një projekt që kishte filluar qysh herët, me synim për të nxitur edhe më shumë vajzat drejt këtij sporti.
Çdoherë e më të shtuar po e sheh interesimin e vajzave në futboll Mentor Maloku, njëri nga organizatorët.
Në këtë finale mes tri shkollash, interesante e thekson faktin se të tria janë nga rrethina e Prishtinës.
Emocione të forta nga gara mes ekipeve patën vetë nxënëset e shkollave.
Fituese doli shkolla e Kishnicës, “Ditët e Minatorit”.
Shkolla nga Kishnica triumfoi ndaj “7 Marsit” pas gjuajtjes së penalltive.