SOT

Vajza që nisi punën nga asgjë, tani sipërmarrëse e një biznesi të madh

E nisi nga asgjë e me shumë pak zbukurime, por pas 7 vjetësh Ina Shaqiri është një ndër gratë më të suksesshme në Komunën e Ferizajt.

Ajo vit pas viti arriti të fitonte besimin e shumë klientëve. E për ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tyre e zgjedhin Inën për dekorim të ambientit.

Ajo thotë se në ditët e sotme asgjë nuk planifikohet pa aranzhuar edhe dekorin e tavolinës e ambientit. Kjo kushton, thotë ajo.

Ina arriti në një moshë të re të jetë sipërmarrëse e një kompanie të suksesshme të krijuar nga vetë ajo, e më shumë e gëzon fakti se përmes punës së saj ka punësuar djem e vajza të reja.

Meqenëse dekoret tani janë shumë të kërkuara, në shijen e Inës mund të bëhen edhe dekore të thjeshta e me shumë pak të holla.

Suksesi i Inës tashmë është shtrirë edhe në vendet fqinje, e madje po e mendon të zgjerojë pika në vende të tjera, përfshirë këtu edhe vendet perëndimore.

Edhe kjo verë për Inën pritet të jetë e suksesshme, madje ka aranzhuar disa ngjarje për dekore që do të bëhen brenda një dite. Kështu, rrjedhimisht do të shtohet edhe numri i punëtorëve që do ta ndihmojnë atë për të realizuar sa më bukur kërkesën e klientëve.