SOT

Ujërat e zeza në Liqen, arsye e reduktimit të peshqve

Liqeni Artificial në Mitrovicës është një ndër vendet më atraktive që frekuentohet nga mitrovicasit dhe jo vetëm.

Blerim Azemi e Islam Sadiku janë peshkatarë kaherë, andaj e njohin çdo cep të këtij liqeni artificial dhe mundësitë e peshkimit në të.

“Ndonjë ditë na shkon huq, sepse nuk e kapim asnjë peshk, por prapë dalim çdo herë”, thotë Sadiku.

Peshkatarët nga institucionet kërkojnë zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza, pasi sipas tyre miliona peshq rrezikojnë të ngordhin, derisa veç ka nisur reduktimi i numrit të tyre.

“Tentimet i patëm të shumta, por nuk arritëm të kapim ndonjë peshk, andaj po shkojmë edhe te diga e këtij liqeni për të parë nëse do t’ia dalim atje”...

Te diga e ujit të këtij liqeni, peshqit e shumtë japin shfaqje atraktive për vizitorët.

Dy peshkatarët nga Mitrovica kërkesë të vazhdueshme kanë ndaj qytetarëve për ruajtjen e lumenjve nga ndotja.

Ky artikull është në dispozicion për t’u ritransmetuar nga mediume të tjera, duke e cituar KOHËN si burim.